Simon Cowell: "Nuk ndihem krenar por as nuk pendohem"

Mund të themi se Brenda një kohe shumë të shkurtër jeta e Simon Cowell ka ndryshuar . Ai është bërë baba në moshën 45 vjecare, ka nisur një lidhje serioze me Lauren Silverman, dhe do të jetë anëtar I jurisë së X-factor në Britani.Përsa i përketë historisë së dashurisë që ai ndan me Lauren , kjo ka qenë një nder më të përfolurat dhe Simon u shpreh se nuk ndihej aspak krenar për veprimet që ka bërë. Lauren ishte bashkëshortja Andrew Silvermanm, një biznesmeni dhe njekohësisht një ndër miqtë më të mirë të Simon.Në intervistën e dhënë për 'Daily Mirror' , Simon u shpreh :"Nuk jam krenar për gjithcka që ka ndodhur por kjo nuk do të thotë se pendohem. Përkundrazi, kam një familje.Historinë time dhe të Lauren e kam justifikuar pasi ka ndodhur dhe për shkak të rrethanave." Por një vëmendje të vecantë ai I ka kushtuar dhe jetesës me të. Prindërit e të voglit Eric po jetojnë së bahsku me djalin e tyre, por ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me planet për martesën.'Tani shtëpia jonë nuk është dhe shume e qetë. Ndodh që Eric fillon të qajë në momentin kur qentë e mi lehin, dhe më duhet të pranoj se Lauren nuk është personi më I qetë në botë' U shpreh ai duke qeshur. Përsa I përketë Eric I cili ka trashëguar emrin e gjyshit të tij, 54 vjecari u shpreh se ishte vendim I I tij I përbashkët me Lauren , pasi edhe përse nuk e ka njohur ajo e dinte marrëdhënien e ngushtë që kishte Simon me të atin.