Më në fund koha për një darkë bashkë
U bë disa kohë që nuk po shihej më çifti Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton në shoqërinë e njëri -tjetrit dhe kjo për shkak të angazhimeve të tyre.Por tani që "The x factor" përfundoi dhe u vendos fituesi,Nicole është pak më e lirë dhe ka gjetur mundësinë për ta shfrytëzuar me të dashurin e saj.Ata të hënën në mbrëmje dukeshin më afër se kurrë, për të parë premierën e Jack Reacher në Leicester Square.Të dy janë fotografuar teksa u shkëlqenin sytë dhe përqafonin njeri- tjetrin në tapetin e kuq.Lewis dukej tepër i kënaqur për kohën që po kalonte me të dashurën e tij,i cili ka qënë i zënë me punë,me reality shown që ai po merrret.Këngëtarja 34 vjecare dukej tepër elegante me një fustan të zi i posaçëm për eventin.Pas largimit nga premiera çifti u zhvendos drejt restorantit Zuma për kuzhinë japoneze.Qëndrimi i tyre nuk ishte shumë i gjatë dhe menjëhërë u drejtuan për në shtëpi pak para mes nate.