SHBA, Kongresi miraton ndihmën për Ukrainën

Dhoma Përfaqësuese dhe Senati i Kongresit të Shteteve të Bashkuara sot e kanë miratuar legjislacion për ndihmë Ukrainës në vlerë prej 1 miliard dollarësh dhe për imponimin e sanksioneve kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë.Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë qëndrimit në Romë, tha se premtimi për kredi për Ukrainën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paraqet “hap madhor përpara”.FMN-ja sot ka shpallur se do t’i lejohet kredi Ukrainës në vlerë prej 14 e deri në 18 miliardë dollarë.Kjo kredi parashihet të shfrytëzohet për ndërmjarrjen e reformave strukturore, për të cilat Ukraina është e përkushtuar.Besohet se këto mjete do ta ndihmojnë ripërtritjen e ekonomisë së Ukrainës, e cila është në gjendje të vështirë pas tre muajve të protestave antiqeveri dhe ankesimit të Krimesë nga ana e Rusisë.