Presidenti i Turqisë kundërshton bllokimin e Twitter-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2014, 17:32
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, ka kundërshtuar bllokimin e Twitter-it në Turqi.Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.“Nuk brengosem se çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar. Secili do të shohë fuqinë e Republikës së Turqisë”, ka thënë Erdogan.Ashtu si edhe disa përdorues, presidenti Gyl ka shmangur ndalesën dhe ka shkruar në Twitter se “mbyllja është e papranueshme”.Ai ka thënë se “nuk është teknikisht e mundur që të bllokohet tërësisht qasja në platformat që përdoren në gjithë botën” dhe ka shfaqur shpresën se vendimi nuk do të zgjasë për kohë të gjatë.