Dhoma e lartë ruse vendos sot për Krimenë

Këshilli federal i Rusisë përkatësisht Dhoma e lartë e parlamentit, pritet që të miratoj marrëveshjen e aneksimit e cila, sipas legjislaturës ruse, e bën Krimenë pjesë të Rusisë.Takimi i Dhomës së lartë, vjen një ditë pasi që Duma shtetërore ruse apo siç njihet Dhoma e ulët, me shumicë dërmuese miratoi traktatin e aneksimit.Në një rezolutë të nxjerrë, Parlamenti i Ukrainës tha një ditë më parë se Kievi, kurrë nuk do ta njohë aneksimin e gadishullit Krimea nga ana e Rusisë.Rezoluta bën me dije se "kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për çlirimin e Krimesë, pavarësisht sa e gjatë dhe e dhimbshme mund të jetë kjo".Aneksimi i Krimesë si një republikë autonome e Ukrainës, është hedhur poshtë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore të cilat një veprim të tillë e kanë quajtur të paligjshëm.