BE, sanksione edhe 12 zyrtarë rusë

Edhe dymbëdhjetë zyrtarë rusë u janë vendosur sanksione nga ana e Bashkimit Evropian pas aneksimit të Krimesë.Emrat e atyre që janë në shënjestër, pritet që të bëhen publike më vonë gjatë ditës. Për sanksionet e reja njoftoi presidenti frances Francois Hollande para nisjes së takimit të krerëve dhe shefave të qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në Bruksel dhe temë diskutimi ka situatën në Ukrainë.Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, tha se sanksionet ndaj Rusisë nuk parashkohen të jenë “si hakmarrje” por po bëhen me qëllim të ndalimit të veprimeve ruse në Ukrainë.“Ne po shohim se sanksionet që tashmë janë vendosur janë duke pasur efekt në klimen e investimeve në Rusi”, ka thënë ai.Me publikimin e 12 emrave të rinj nga ana e BE-së, numri i të sanksionuarve nga blloku i shteteve të BE-së, do të arrijë në 33.