Kerry "kërcënon" Kremlinin për Ukrainën, SHBA: Gati të marrim masa të forta ndaj Rusisë

Shtohet tensioni në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa afron e diela e referendumit në Krime. Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake, në të cilat përfshihen më shumë se 8.000 trupa, në afërsi të kufirit me Ukrainën.Është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë prania e artilerisë së rëndë, si raketa-hedhës dhe armë anti-tank. Këtij veprimi dhe tensioni i është përgjigjur me nje deklaratë të ashpër.Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka paralajmëruar për një " sërë hapash seriozë " kundër Rusisë në qoftë se mbahet referendumi i parashikuar per diten e diele ne Krime.Edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, ka bërë thirrje që të mos mbahet ky referendum duke paralajmëruar se sanksionet e BE-së duhet të shtohen, nëse Rusia nuk terhiqet.Ndërkaq pritet që të premten Kerry të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në Londër.“Ne do t’i ofrojmë disa alternativa Ministrit të Jashtëm Lavrov dhe përmes tij Presidentit Putin, duke shpresuar dhe mendoj se kjo është edhe shpresa e botës, se do të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje që e shtendos gjendjen dhe që respekton integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Ukrainës.Ne besojmë se izolimi i Rusisë nuk është në favor të askujt, nuk u shërben as përpjekjeve tona në Iran, as përpjekjeve tona në Siri dhe as përpjekjeve për armët bërthamore, Afganistanin ose vende të tjera. Por ne do të bëjmë atë që duhet nëse Rusia nuk gjen mënyrën për të marrë vendimin e duhur”ka deklaruar Kerry.Nga ana rtjeter Presidenti rus Vladimir Putin tha në një takim të Këshillit të Sigurisë se kjo krizë nuk vjen per faj te Moskes, por jemi te perfshire ne te në një mënyrë apo një tjetër ". Gjithsesi Putin foli per deshiren per te patur marrdhenie te mira me Ukrainen, BE dhe SHBA.Nderkaq Qeveria e Kievit ka akuzuar Rusinë për një sulm që forcat ushtarake ruse i kanë bërë një avioni ukrainas. Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë sanksionet e mundshme ndaj Rusise në Bruksel të hënën.