Venezuelë, edhe 3 viktima nga protestat
Edhe 3 viktima të tjerë janë shënuar në protestat e fundit në Venezuelë, këtë herë në qytetin qendror të Valencias. Një polic dhe 2 persona të tjerë janë qëlluar për vdekje në incidente të ndara nga njëri-tjetri.Në Karakas, mbështetësit e qeverisë venezueliane dhe demonstruesit opozitarë zbritën rrugëve dhe zhvilluan marshime kundër secilës palë. Këto marshime shënuar 1-mujorin e fillimit të lëvizjes së këtyre protestave, pikërisht më 12 Shkurt. 25 persona numërohen tashmë si të vdekur, sipas shifrave zyrtare.Ndërkohë, demonstruesit opozitarë marshuan përmes rrugëve të lindjes së Karakasit, një bastion anti-qeveritar, duke denoncuar brutalitetin e policisë dhe krizën ekonomike.Ata bënë thirrje për lirimin e dhjetra aktivistëve të burgosur. Në fund të protestave, aktivistët hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj policisë, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Disa persona u plagosën. Demonstrata ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Venezuelës.Në pjesën tjetër të kryeqytetit, mijëra mbështetës të qeverisë u bashkuan me presidentin Nicolas Maduro në një “marshim për paqen”. Maduro tha këtë javë se kishte mundur të mposhtte një komplot për të rrëzuar qeverinë e tij, duke thënë se komploti i ekstremistëve të djathtë ishte neutralizuar.