Shpërthimi në Nju Jork,7 të vdekur, disa të zhdukur dhe 60 të plagosur

Të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen dhe 63 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy ndërtesave në Nju Jork.Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se incidenti ishte “një tragjedi e llojit më të keq” dhe ka tërhequr vërejten se një numër i njerëzve ende konsiderohen të zhdukur.Zjarrfikësit kanë zhvilluar betejë intensive për fikjen e zjarrit të fuqishëm në pjesën e qytetit të njohur me emrin Harlemi Lindor.Shpërthimi i gazit ka shkaktuar pezullimin e qarkullimit të trenave afër Grand Central Station në qendër të Menhatanit, për disa orë.Rrugët dhe trotuaret përreth vendit ishin mbushur plot me xhama të thyer, ndërsa dëshmitarët raportuan se shpërthimi i fuqishëm preku edhe artikujt në rastet e dyqaneve përreth.Autoritetet në zonë njoftuan banorët për mbajtjen e maskave medikale për rezidentët, për shkak të tymit të dendur në vendngjarje. Një dëshmitar tha për BBC se "kishte një panik të theksuar" në zonën përreth pas shpërthimit.