Ngatërron të dashurën me derr të egër dhe e qëllon

Një cift nga Florida pësoi një aventurë të keqe kur gruaja Lisa Simons, ka mbetur e plagosur kur i fejuari 52 vjecar Steven Egan e ngatërroi me një derr të egër dhe i qëlloi gjatë një kampimi në një zonë rurale në veri të shtetit.Ishte gati në perëndim kur burri la partneren në tendë, për të gjuajtur një derr të egër që kishte parë. Në një farë momenti dëgjoi një tingull të cuditshëm si të një derri dhe pa një forme të cuditshme kafshe, keshtu që qëlloi.Por nuk bëhej fjalë për një derr, por per Simons, qe ishte larguar nga tenda per te mbledhur portokalle nga disa peme. Egan lajmëroi menjëhere për ndihmë dhe gruaja u operua në këmbe, por është jashtë rreikut për jetën.