"Zhduket" avioni me 239 persona në bord, ende asnjë gjurmë

Një kërkim ndërkombëtar deri tani nuk ka gjetur gjurmë të avionit të shoqërisë ajrore Malaysia Airlines që fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin dhe që u zhduk me 239 pasagjerë dhe ekuipazh në bord.Anije dhe avionë nga Malajzia, Vietnami, Kina dhe Filipinet po e përqëndrojnë kërkimin e tyre në një zonë rreth 240 kilometra nga bregu jugperendimor i Vietnamit, ku autoritetet thanë se kishin sinjal për herë të fundit nga avioni i tipit Boeing 777-200.Një komandant i marinës vietnameze i tha medias shtetërore se avionic mund të jetë rrëzuar në ujrat malajziane.Megjithatë, ministry malajzian i transportit Tun Hussein tha në një konferencë shtypi se nuk ishte informuar për vendin ku gjendet avioni dhe nuk janë gjetur gjurmë të tij.Shoqëria ajrore tha se humbi të gjitha kontaktet me avionin MH370 rreth një orë pas nisjes nga kryeqyteti malajzian të shtunën në mëngjes sipas kohës lokale.Në një konferencë shtypi sot, drejtori ekzekutiv i shoqërisë Malaysia Airlines, Ahmed Jauhari Yahya tha se kompania po punon me ekipet e shpëtimit për të gjetur avionin dhe po telefonon familjet e pasagjerëve dhe ekuipazhit.Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 nacionalitete të ndryshme, përfshi 152 kinezë, 38 malajzian dhe katër amerikanë.