Ivanoviç në grevë urie, kërkohet transferimi i tij në paraburgimin e Mitrovicës
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se shpreh shqetësime për “përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të udhëheqësit Iniciativa Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç”, i cili që katër ditë është në grevë urie në burgun e Prishtinës."Ashtu siç jemi të informuar, situata e z. Ivanovic ishte aq e keqe sot, sa nuk ka mundur ta durojë vizitën e avokatit. Zyra për Kosovën kërkon që Ivanovicin ta kontrollojë mjeku të cilin e ai e përzgjedh”, thuhet në kumtesë të kësaj zyre.Aty po ashtu thuhet se Ivanovici është “kërcënuar me izolim dhe vetmi nëse nuk e ndërpret grevën e urisë” dhe se “atë e kanë sulmuar grupi i shqiptarëve të burgosur të mërkurën, atëherë kur pas 40 ditësh, ai ka dalë për ajër të pastër nga qelia”.“Për shkak të kësaj dhe për shkak se Oliver Ivanovic ka 61 vjet, dhe për shkak se frikësohemi se jeta e tij është e rrezikuar, i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të marrë urgjentisht të gjitha masat, në mënyrë që t'i mundësohet mbrojta në liri, ose të zhvendoset në Njësinë e Paraburgimit në Mitrovicë”, vazhdon kumtesa.