Horror në Nigeri, vriten mbi 40 nxënës në shkollë

Nga Nigeria raportohet për rreth 40 të vrarë në masakrën në një shkollë, që është sulmi i fundit për të cilin fajësohen militantët islamikë.Raportet thonë se sulmi ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në shtetin verior, Yobe, ndërsa ai është kryer me mjete shpërthimi dhe të shtëna. Shkolla është shkatërruar nga zjarri.Raportohet se vetëm meshkujt ishin sulmuar.Të dyshuar për këtë sulm janë militantët e grupit Boko Haram, që konsiderojnë se “arsimi perëndimor është mëkatar”.Më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga sulmet e ndërlidhura me grupin Boko Haram, gjaatë këtë muaji.Grupi thotë se lufton për krijimin e një shteti islamik në pjesën veriore të Nigerisë, që është e banuar me popullatë shumicë myslimane. Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.Qeveria e Nigerisë dhe Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Boko Haramin organizatë terroriste.