Morsi në kafaz para gjyqit, akuzohet për spiunazh dhe komplot për akte terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2014, 15:49
Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Muhammad Morsi, është shfaqur para gjykatës për gjyqin e ri mbi akuzat për spiunazh dhe konspiracion për të kryer akte të terrorizmit.Morsi është vendosur në një kafaz xhami, duke detyruar avokatin e tij që të kërcënojë me tërheqje nga rasti.Prokurorët thonë se Morsi dhe 35 të pandehur të tjerë kanë komplotuar me grupin palestinez të Hamasit dhe Hezbollahun e Libanit.Morsi po gjykohet edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e protestuesve opozitarë në dhjetor të vitit 2012.Ai është përmbysur nga ushtria në korrikun e kaluar.