Parlamenti i BE 'le në baltë' Snowden

Një raport i Komitetit të Lirive Civile të Parlamentit Europian ka dënuar mbledhjen sistematike të të dhënave personale për çdo lloj përdorimi, përveç atij për siguri. Teksti i prezantuar në Bruksel dënon "mbledhjen sistematike të të dhënave personale", duke shtuar "se lufta kundër terrorizmit nuk mund të justifikojë përgjimin sekret në masë."Raporti përmblodhi hetimet e Parlamentit Europian për përgjimet në masë të qytetarëve të Bashkimit Europian nga NSA dhe shërbimet sekrete të shteteve anëtare të BE. Që prej shtatorit të vitit të kaluar u zhvilluan 15 senaca dëgjimore. Parlamenti Europian do të duhet të aprovojë raportin në sesionin e 12 marsit në Strazburg.Raporti i dërgon një sinjal të rëndësishëm Uashingtonit, sepse u rekomandon vendeve anëtare të respektojnë marrëveshjen tregëtare BE-SHBA për sa kohë që respektohen të dhënat e privatësisë së qytetarëve të BE-së. Dhe shton se rregullat e mbrojtjes së të dhënave duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë me SHBA-në.Komiteti nuk ra në konsensus sa i përket amendamentit që i siguronte azil ish-kontraktorit të NSA, Edward Snowden. Pjestarë të ekologjistëve dhe liberalëve gjermanë kanë kërkuar që BE t'i sigurojë atij azil, por konservatorët janë skeptikë.Deputetët kanë ftuar Edward Snowden të dëshmojë. Ai ka rënë dakord, por ka refuzuar të përgjigjet në lidhje direkte me video, për shkak se mund të zbulohet vendndodhja e tij. Ai do të japë dëshminë e tij të shkruajtur ose me video të regjsitruar, në Strasburg më 24 shkurt ose më 6 mars në Bruksel.Raporti citonte gjithashtu edhe arrestimin David Miranda, partnerin e gazetarit të "The Guardian" Glenn Greenwald, i cili publikoi dokumentet e Snowden.Deputetët e Parlamentit Europian thanë se arrestimi i tij, bashkë me trajtimin e materialeve të poseduara prej tij sipas Ligjit të Terrorizmit Britanik dhe kërkesën për gazetën "The Guardian" të shkatërrojë materialet, shihen si ndërhyrje serioze në të drejtën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.Përpara Komitetit të Parlamentit Europain nuk është dhënë asnjë dëshmi nga drejtues të lartë të shërbimeve sekrete.Komiteti sugjeron gjithashtu që ligjvënësit e BE të bien dakord në pikën që BE duhet të punojë drejt një zhvillimi të platformave të veta të të dhënave për të mbrojtur privatësinë e individëve në Internet.Ata propozojnë që Europa të zhvillojë zgjidhjet e veta të teknologjisë së informacionit. Ky treg pritet të jetë 151 miliardë Euro në vitin 2016.