Kerry: Ngrohja globale kërcënim për botën
Sekretari i Shtetit John Kerry, gjatë vizitës së tij në Indonezi, foli sot para një audience në Xhakartë për çështjen e ngrohjes globale. Ai tha se ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënim për të gjithë botën.Zoti Kerry tha se shkenca e ndryshimeve klimatike po e detyron botën të marrë masa dhe se për fenomenin e ngrohjes globale ka siguri shkencore absolute.Sekretari i Shtetit tha se 97 për qind e shkencëtarëve janë të një mendimi, se në planetin tone janë duke ndodhur ndryshime klimatike dhe se ato shkaktohen nga aktiviteti njerëzor.Shumë shkencëtarë thonë se një planet më i ngrohtë do të thotë rritje e nivelit të detit, gjë që mund të ketë një ndikim të rrezikshëm tek vendet-ishuj, si Indonezia.Zoti Kerri shkoi dje në Indonezi, pas vizitës së tij në Kinë, ku ai bisedoi lidhur me problemin e ngrohjes globale me presidentin Xi Jinping.Pastaj ata bënë një deklaratë të përbashkët, ku njihnin nevojën për marrjen e masave urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për bashkëpunim në përpjekjet për pakësimin e gazeve të efektit serrë.