Çlirohet bashkia e Kievit, merret nën kontroll nga policia pas 2 muajsh

Protestuesit antiqeveritarë, të cilët kanë pushtuar administratën e qytetit të Kievit për më shumë se dy muaj, kanë thënë se do të transferojnë kontrollin e ndërtesës te qeveria.Udhëheqësit e protestës i kanë thënë se janë të gatshëm të lirojnë ndërtesën si shenjë e vullnetit të mirë, pasi autoritetet kanë liruar të gjithë protestuesit e burgosur në Kiev.Pavarësisht kësaj lëvizjeje, ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka thënë se protestuesit nuk do të jenë të kënaqur me asgjë, përpos dorëheqjes së presidentit Viktor Yanukovych.Ndërkohë një tubim tjetër antiqeveritar është thirrur për sot në Kiev.