Justin Bieber zbulohet e dashura sekrete, dëshiron të bëhet baba

Bëmat e këngëtarit të njohur Justin Bieber kanë qenë ato më të përmendurat për nje kohë të gjatë sidomos gjatë këtij viti. Arrestimi i tij në Florida, dhe perballja me gjykatësin arriti të shokonte të gjithë publikun. Së fundmi është mësuar se Justin ka nisur të bisedojë me të dashurën e tij sekrete për të sjell nje fëmijë në jetë. Kjo e fundit quhet Katherine Gozda, dhe mendohet se ciftin i ka prezantuar miku i tyre i përkbashkët rapperi Blake Kelly. Gjithcka është bërë e ditur me anë të 'The Sunday Mirror' , që ka raportuar se cifti ndajnë një romancë së bashku e cila jo gjithnjë ka qenë shumë e fortë.Si cdo cift tjetër edhe ata kanë patur pengesa, dhe jo gjithnjë kanë arritur që të jenë pranë njëri tjetrit. Një burim ka thënë :"Shpesh ka ndodhur që ata t`i kenë dhënë fund gjithckaje pasi Katherine nuk mund të qëndronte për një kohë të gjatë larg Justin. Por tashmë ajo është kthyer në nje ndihmë të madhe për të. Ajo po i qëndron pranë, në mënyrë që ai të heq dorë sa më shpejt nga substancat e ndaluara. Ata kanë disktutuar edhe për të patur një fëmijë së bashku. Dëshirojnë që të hedhin hapa të shpejta në lidhje. "Katherine Gozda është dhe një mike shumë e mirë edhe me të tjerë të famshëm , përvec mikut të saj të perbashkët me Justin rapperit Blake Kelly. Ajo ka postuar neje fotografi ene profilin e saj të rrjetit social Instagram ku shfaqej së bashku me Demi Lovaton. Mbi këtë foto, ajo kishte shtuar dhe nje mbishkrim ku thuhej :"Unë dhe mbretëresha ime e bukur Demi Lovato."Katherine i përketë moshës 17 vjecare dhe është jo vetëm një këngëtare por edhe balerinë. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]