Libi, vritet ish-prokurori i përgjithshëm Abdelaziz al-Hasad
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2014, 16:47
Abdelaziz al-Hasadi, ish-prokurori i përgjithshëm i Libisë, është vrarë ditën e djeshme nga sulmues të panjohur.Ky është sulmi i fundit në valën e vrasjeve që kanë ndodhur në Libi.Ministria e drejtësisë e Libisë tha se al-Hasadi është vrarë ditën e djeshme, ndërsa ishte duke vizituar të afërmit e tij në qytetin e tij të lindjes Derna, 250 kilometra në lindje të Bengazit.Hasadi, që gjërësisht konsiderohej islamist, ishte prokurori i parë i përgjithshëm pas përmbysjes së ish-regjimit të kolonelit Muammar Qaddafi. Ai dha dorëheqje nga ky post në mars të vitit 2013.Zyrtarë të lartë ushtarakë, të sigurisë dhe gjyqtarë, ishin në mesin e të vrarëve nga sulmet e fundit në Libi.