Tre shpërthime në Kajro, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona janë vrarë në tre shpërthime të ndodhura në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.Shpërthimi i parë ka ndodhur para selisë së policisë, ku një makinë me eksploziv ka shpërthyer  duke vrarë të pak të katër persona.Shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë një stacioni metroje, duke vrarë një person dhe plagosur 15 të tjerë.Shpërthimi i tretë ka pasur në snënjestër një rajon policor në lagjen Giza, por nuk ka raporte për viktima atje.Shpërthimet ndodhin një ditë para përvjetorit të tretë të revolucionit, që ka rrëzuar sunduesin autokratik, Hosni Mubarak. Përgjegjësinë për këto nuk e ka marrë ende askush.