HRW: Të hetohen “rrahjet brutale” në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2014, 15:03
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka kërkuar që të hetohen rrahjet e policisë dhe sulmet e tjera brutale në protestat antiqeveritare në Ukrainë.HRW ka akuzuar policinë për dhunë ndaj disa personave, përfshirë një 17-vjeçar.Yulia Gorbunova, hulumtuese për Ukrainën pranë HRW-së, ka thënë se trajtimi i Mikhailo Niskuguzit, i cili është rrahur, zhveshur dhe poshtëruar, cilësohet si torturë.Ukraina është përfshirë nga protestat antiqeveritare për më shumë se dy muaj.