Obama: Marihuana s’është më e dëmshme se alkooli

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama thotë se pirja e marihuanës nuk është më shumë e rrezikshme se pirja e alkoolit, por ligjet kundër tij janë zbatuar në mënyrë jo të drejtë.Komentet e tij janë publikuar në një intervistë të publikuar të dielën.“Unë kam pirë marihuanë si i ri, dhe e shoh si një shprehi të keqe dhe ves, i cili nuk dallon shumë nga cigaret të cilat i kam pirë po ashtu si i ri, dhe një pjese të mirë të jetë”, i ka thënë Obama gazetës “The New Yorker”.“Nuk mendoj se pirja e marihuanës është më e dëmshme se alkooli”, dhe do të ishte më pak i rrezikshëm “në suaza të ndikimit që ka ndaj konsumimit individual”, ka thënë ai.“Nuk është diçka që unë injurajoj. Unë u kam thënë vajzave të mia që mendoj se kjo është ide e keqe, një humbje kohe, dhe e pashëndetshme” ka theksuar Obama.Legalizimi i përdorimit të marihuanës rekreative në shtetin perëndimor të Colorados dhe Washington, sipas tij ishte “një eksperiment” i rëndësishëm.