Yanukovych kërkon zgjidhje të krizës në Ukrainë
Kanë vazhduar edhe gjatë natës përleshjet ndërmjet të protestuesve anti-qeveritar dhe policisë ukrainase në Kiev.Dhjeta mijëra persona janë mbledhur të dielën për të protestuar kundër një vendimi të presidentit Viktor Yanukovych me të cilin ashpërsohen kufizimet për protesta në vendet publike.Ky ligj sipas protestuesve, hap rrugën për krijimin e një shtetit policor, dhe imponon diktaturë në popull.Megjithatë, protesta shpërtheu në dhunë ndërsa grupe të rinjsh me maska sulmuan kordonet e policisë me shufra hekura dhe sende të tjera, ndërsa në një rast edhe ndezën autobusët për t’a bllokuar rrugën para parlamentit të shtetit.Ministri i brendshëm bëri të ditur se 30 policë janë plagosur në përleshje me protestuesit, prej tyre katër janë në gjendje të rëndë.Me të përshkallëzuar dhuna, ish-kampioni i botës në box Vitaly Klitschko lajmëroi se ka pranuar thirrje nga presidenti Yanukovych për takim, dhe janë pajtuar që të hënën të shihen prapë.Klitschko bëri të ditur përmes faqes së tij në Twitter, se sot do të themelohet një komitet për zgjidhjen e krizës.Presidenti Yanukovych ndërkaq, lajmëroi në faqen e tij zyrtare se ka ngarkuar këtë grup, të cilin do ta kryesojë shefi i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës Andriy Kluyev për t’u takuar sot me përfaqësuesit e opoozitës, dhe të kërkohet një zgjidhje politike.