SHBA, BE, Irani zbatojnë sot hapat e paktit atomik

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pritet të pezullojnë sot sanksionet kundër Iranit, ndërsa në anën tjetër Teherani duhet të nisë me kufizimin e pasurimit të uraniumit.Koreografija e kujdesshme për sekuencat e ngjarjeve që vijnë me këtë pakt, nisi kur inspektorët e Asociacionit Ndërkombëtar për Energji Bërthamore (IAEA) konfirmuan se Teherani po përmbush pjesën e vet të marrëveshjes së nëntorit.Kështu Shtete e Bashkuara, Gjermania, Kina, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar në njërën anë dhe Irani në tjetrën, u pajtuan për një set çështjesh që palët duhet të përmbushin, për të mbajtur gjërat në kontroll, dhe eliminojnë frikën nga një krizë e re bërthamore globale.Inspektorët e IAEA janë në Iran që nga e shtuna. Raporti i tyre ndërkaq pritet të arrijë në Bruksel këtë pasdite.Më pas, gjashtë fuqitë pritet të ulen në tavolinën negociatore me Iranin, për të shtjelluar gjetjet e raportit, dhe për të vendosur për rrugën e mëtejshmeNë fakt, pritet që ministrat e jashtëm të BE-së të japin dritën jeshile të hënën në Bruksel, që brenda pak orësh blloku evropian të nxjerr një dokument ligjor, me të cilin hiqen një numër sanksionësh kundër Iranit, për një periudhë gjashtë mujore.