Sërish bombë në Pakistan, vdesin 4 plagosën 15

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e qytetit pakistanez Ravalpindi.Sipas policisë katër persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur.Policia po heton nëse mjeti shpërthyes është detonuar nga një sulmues vetëvrasës apo nëse ishte i telekomanduarRavalpindi është qyteti më i afërt me Islamabadin, ndërsa shërben edhe si bazë për shtabin e ushtrisë pakistaneze.Shpërthimi ndodhi në një rajon ku ka shumë komplekse ushtarake.Ky incident vjen 24 orë pasi në rajonin veri-perëndimor të Pakistanit, militantët taleban kryen një sulm të përgjakshëm, nga i cili vdiqën 20 ushtarë dhe u plagosën 30 të tjerë.