Kiev, përleshje mes policisë dhe protestuesve
Shpërthejnë përleshjet në kryeqytetin ukrainas Kiev të dielën, ndërsa policia ka përdorur topat me ujë dhe gazin lotsjellës kundër protestuesve që i gjuanin me gurë.Në përpjekje për të larguar protestuesit, policia kishte përdorur topat e ujit kundër demonstuesve, në kohën kur temperaturat janë -7 gradë celzius.Më se 20 policë janë lënduar në këto përleshje, thuhet në një komunikatë të ministrisë së brendshme të Ukrainës.Sipas këtij njoftimi, më se 10 policë janë hospitalizuar, kurse 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.Të paktën nëntë protestues janë lënduar, kurse ambulancat e kanë të vështirë që t’iu qasen të plagosurve për shkak të bllokadave në rrugë.Demonstruesit thuhet se kanë shtënë me gurë në drejtim të policisë, dhe se u kanë vënë flakën të paktën dy automjeteve të policisë.