Policia turke arreston 7 kurdë
Forcat turke të sigurisë kanë bastisur të dielën një qytet kurd, i cili ishte bombarduar në vitin 2011 nga ushtria, ndërsa ishin vrarë dhjetëra vetë, përshirë edhe fëmijë.Sipas medieve lokale, shtatë kurd janë arrestuar gjatë bastisjeve në shtëpitë që gjenden në Uludere, në kufi me Irakun, në pjesën jug-lindore të Turqisë.Një gazetë turke shkruan në portalin e saj se operacioni policor besohet se është i lidhur me protestën e javës së kaluar, që ishte nxitur pas lirimit të oficerëve ushtarak përgjegjës për sulmin e 2011-së.Një person ishte lënduar gjatë kësaj proteste, kurse fshatarët kishin shpërthyer disa makina të ushtrisë dhe armët e tyre, thuhet në mediatn turke.Në dhjetor të vitit 2011, aeroplanët ushtarak turk, kishin bombarduar Uluderen, duke vrarë 34 civilë, në mesin e tyre 19 fëmijë.Politikanët kurd e kishin përshkruar këtë sulm si “masakër” ndaj civilëve.