Norvegji, në flakë fshati pasuri botërore

Dhjetëra persona u shpërngulën me urgjencë nga banesat e tyre në një fshat pjesë e trashëgimisë botërore, për shkak të zjarrit që ka përfshirë dhjetëra banesa.Zjarri nisi të përhapej gjatë orëve të para të mëngjesit në Laerdalsoyri, një fshat prej 1 150 në Laedal, në fjordin e Sognefjord.Të paktën 90 persona janë shoqëruar në spital ku kanë marrë trajtime për plagët e tyre, por nuk raportohet asnjë viktimë.Fshati në fjalë është unik në llojin e tij, për shkak të punimit të veçantë të drurit me të cilin është ndërtuar banesa.Shërbimi i zjarrëfikëseve njofton se vendosja nën kontroll e zonës bërë më e vështirë për shkak të erës së fuqishme që po ushqen zjarrin prej disa orësh.Për momentin, mbetet i paqartë dëmi në Laerdalsoyri, një prej pikave kryesore të turizmit norvegjez.