Vin Diesel kujton shokun e tij Paul Walker
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2014, 16:30
Vin Diesel, duket se ende e ka të vështirë të pranojë faktin se ka humbur shokun e tij, Paul Walker.Në rrjetin social “Facebook”, Diesel, ka postuar një video përmbledhje me Walker.Në këto pamje, dy aktorët shihen së bashku në sekuenca të ndryshme filmike, duke mos përjashtur as prapa skenat.40-vjeçari Paul Walker humbi jetën më 1 dhjetor 2013 në Santa Clarita të Los Angelesit, pasi makina Porsche Carrera GT me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke shpërthyer e më pas duke marrë flakë.
Makina drejtohej nga një shok i aktorit, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident.