“Gravity” kryeson listën për çmimet “BAFTA”
Filmi “Gravity” udhëheq listen e nominimeve për çmimet “BAFTA” me 11 të tilla.Më pas vijnë filmat “12 vjet robëri” dhe “American Hustle” përkatësisht secili me nga 10 nominime dhe më pas është “Captain Philips” me 9 nominime.
Sandra Bullock me rolin e saj si astronautja Ryan Stone në filmin “Gravity”, së bashku me Amy Adams, Cate Blanchett, Emma Thompson dhe Dame Judi Dench janë kandidatet për trofeun e “Aktores më të mirë protagoniste”.Christian Bale dhe Leonardo Di Caprio janë dy kandidatët favoritë për çmimin “Aktori më i mirë protagonist”.Michael Fassbender, Matt Damon, Bradley Cooper janë tre emrat që do të garojnë për çmimin “Aktori më i mirë joprotagonist” ndërsa Jennifer Laërence dhe Lupita Nyong janë kandidatet për çmimin “aktorja më e mirë joprotagoniste”.Çmimet “BAFTA” do të ndahen në Londër më 16 shkurt.