Arrihet marrëveshja, Irani pezullon aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2014, 08:48
Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se bisedimet për programin bërthamor të Republikës Islamike midis saj dhe gjashtë fuqive botërore, kanë përfunduar të premten me “zgjidhje për të gjitha pikat e mosmarrëveshjeve”.Media i referohet komenteve të kryenegociatorit iranian, Abbas Araqchi, i cili ka thënë se “vendimi përfundimtar do të merret nga kryeqytetet përkatëse”.Ai po ashtu ka thënë se nuk janë planifikuar takime të tjera në nivel ekspertësh.Palët kanë biseduar në Gjenevë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së nëntorit, sipas së cilës, Irani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.Fuqitë botërore përfshijnë SHBA-në, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.