Jep dorëheqjen kryeministri i Tunizisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2014, 14:25
Kryeministri i Tunizisë, Ali Larayedh, ka dhënë dorëheqjen, në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit politik dhe trazirave në vend.Dorëheqja e tij, e cila është negociuar me opozitën, do të lejojë një qeveri të përkohshme të pavarur të udhëheqë Tunizinë deri në zgjedhjet e reja, që do të mbahen me kushtetutën e re.Dorëheqja e Larayedhit, anëtar i partisë islamike Ennahda, vjen tre vjetë pas përmbysjes së diktatorit Zine El Abidine Ben Ali, që ka shënuar edhe fillimin e Pranverës Arabe.