Japoni, shpërthim në një fabrikë lëndësh kimike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2014, 11:11
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën ndërsa 12 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një fabrike lëndësh kimike në qytetin Jokaiçi në Japoni.Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthimi ka ndodhur në një impiant të menaxhuar nga kompania e njohur “Mitsubishi Materials”.Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa një ekip punëtorësh po punonin në një furrnaltë të përdorur për prodhimin e produkteve të silikonit.“Mitsubishi Materials” prodhon automjete, si dhe produkte elektronike e ndërtimi. Impianti i Jokaiçit, që ndodhet rreth 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tokio, është i specializuar në prodhimin e silikonit.