Turqi, Erdogan sulmon lëvizjen “Gylen”

Kryeministri turk Rexhep tayp Erdogan ka nisur një sulm frontal mbi lëvizjen Gylen, e ndërsa duket se  nuk është aspak i gatshëm të marrë përgjegjësi politike për korrupsionin brenda qeverisë së tij.Qeveria Erdogan ka larguar brenda pak ditësh nga postet e tyre disa qindra policë, që dyshohet se janë me sa duket përkrahës të lëvizjes Gylen dhe i ka zëvendësuar me pasuesit besnikë të saj.Po ashtu asnjë nëpunës i Prokurorisë që ishte i përfshirë në hetimin e çështjes së korrupsionit më 17 dhjetor dhe arrestimet e të dyshuarve nuk është më në postin që kishte. Lëvizja Gülen konsiderohet si një ndër lëvizjet islamike më me ndikim në Turqi dhe drejtohet nga teologu Fethullah Gylen.Erdogani dhe pasuesit e tij flasin për struktura paralele në aparatin e shtetit që synojnë të përmbysin qeverinë dhe për t'i shkatërruar këto struktura nevojiten qarkullimeve masive të kuadrit.E prekur është edhe prokuroria: dy prokurorëve të lartë që hetonin në skandalin e korrupsionit kanë hequr dorë nga hetimi.  Pavarësisht kritikave të fundit edhe nga BE, Erdogan duket i pashqetësuar.