America e Veriut po shkrin

America e Veriut po shkrin.  I ftohti i akullt që goditi shumë shtete dhe që ka shkaktuar viktima me temperaturat më të ulëta në shekuj po humbet epërsinë e tij.Temperaturat po rriten në Miduest dhe në Lindje, atje ku lindi  vorbulla polare e ndërsa dhe në  shumë zona të tjera temperaturat po rriten.Të paktën 21 persona kanë vdekur që prej së dielës si pasojë e motit, ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë pezulluar.  Meteorologët parashikojnë se moti do të kthehet në normalitet në shumicën e Shteteve të Bashkuara në ditët ne vijim, pasi 50 qytete shënuan reakordin e ri të temperaturave më të ulëta ditën e martë.Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon një ngrohje të parakohshme për shumicën e zonave lindore të SHBA.Atmosfera në Miduest, ku temperaturat ranë në -37 gradë Celsius në ditët e fundit, ka filluar të ngrohet paksa, por gjithësesi mbetet në 15 deri në 25 shkallë nën mesatare.Ndërkohë, në Atlanta dhe Xhorxhia temperaturat u kthyen të mërkurën në 5 gradë Celsius, pas rekordit prej -14 gradë që kishin shënuar një ditë më parë.Ndërsa qyteti i Nju Jorkut arriti në -5 gradë Celsius të mërkurën, pasi kishte regjistruar temperaturën më të ulët në 118 vjet -15 gradë.