OKB dënon sulmin në Bejrut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2014, 08:38
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmin në Bejrut, nga i cili u vranë gjashtë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-Moon, ka thënë se sulmi i së enjtes pasqyron një përshkallëzim shqetësues të dhunës në Liban.Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përmbajtje.Shpërthimi ka ndodhur pak ditë pas vrasjes së ish-ministrit të Financave, Mohamad Chatah, një një tjetër sulm në Bejrut.Chataah ka qenë kritik i hapur i presidentit sirian, Bashar al-Assad.