Netanyahu: Po shtohen dyshimet për paqe me Palestinën
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, në një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, ditën e enjte, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me përkushtimin e palës palestineze, për të të arritur paqe me izraelitët.“Janë shtuar dyshimet në Izrael, se palestinezët nuk janë të përkushtuar për paqen”, tha Netanyahu, pak para fillimit të bisedimeve paqësore në Jerusalem.Nga ana e tij, shefi i diplomacisë amerikane në komentin e tij të shkurtër për mediat, nuk ka folur në lidhje me proçesin paqësor, pasi u mor me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit izraelit, Ariel Sharon.Kerry tha se të gjithë amerikanët bashkëndiejnë me popullin izraelit për sëmundjen e Sharon.Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, shpreson që të arrijë të ngushtojë dallimet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës në bisedimet paqësore që nisën sot në Lindjen e Mesme.Kerry është nisur nga Ëashingtoni të mërkurën drejt rajonit, në udhëtimin e tij të parë pas pushimeve të fundvitit.Para nisjes së Kerryt, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, tha se pala palestineze mund të ndërmarrë veprime diplomatike dhe ligjore kundër ndërtimeve që po bënë Izraeli.Abbas porositi nga Ramallahu se ndërtimet e kolonive tregojnë “mungesën e seriozitetit të palës izraelite në negociata” dhe ka kërcënuar se do nxjerr nga binarët përpjepjet për të arritur një marrëveshjes paqësore mes dy shteteve.Tel Avivi zyrtar ka lajmëruar se do të ndërtojë mijëra ndërtesa të reja për izraelitët në brendi të territorit palestinez në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.