Shpërthim në Afganistan, vriten pesë persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë lënduar të enjten, nga shpërthimi i një bombe në Afganistanin qëndror, bëjnë të ditur forcat e rendit në Kabul.Sipas policisë, mjeti shpërthyes ishte i lidhur për një motoçikletë, e cila ka shpërthyer në mes të një grumbulli njerëzish.“Incidenti ka ngjarë në qarkun Baraki Barak në krahinën Logar. Në mesin e viktimave është një grua me fëmijën e saj”, tha një zëdhënës i krahinës Din Mohammad Darëish.Të gjitha viktimat ishin civilë, shtoi ai.Megjithatë, forcat e rendit ende nuk e kanë të qartë se kush ishti shkaktarët e këtij sulmi.