Marrëveshje BE-Turqi për vizat
Ankarja edhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshjeje tepër të vonuar, sipas të cilës Turqia do të pranojë personat që qeveritë e BE-së do t’i kthejnë mbrapsht, pasi kanë hyrë ilegalisht në vendet e Bashkimit nëpërmjet Turqisë.Në shkëmbim, Brukseli është angazhuar të fillojë bisedimet për lehtësimin e vizave për shtetasit turq. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan e qujti marrëveshjen një hap të sukseshëm në marrëdhëniet mes vendit të tij dhe bllokut prej 28 anëtarësh, megjithatë ende mbeten pengesa për t’u kapërcyer.Marrëveshja që u nënshkrua të hënën, më 16 dhjetor, është më e fundit në përpjekjet për të futur në proces kërkesën e Ankarasë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.Brukseli i ka bërë presion Ankarasë për të nënshkruar një marrëveshje ripranimi.Richard Howitt, anëtar i komisionit të Parlamentit Evropian për Turqinë, thotë se Ankaraja do të vlerësohet mjaft në Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes, por nuk është i sigurt nëse do të realizohet angazhimi për udhëtimet e turqve pa viza në vendet e BE-së breda tri vjetësh."Mendoj se kjo është e diskutueshme. Çdo gjë është problematike dhe e vështirë për t’u realizuar, por pa dyshim që çështja e vizave është mjaft e ndjeshme, sepse migrimi është një çështje e ndjeshme. Prandaj kjo do të jetë tejet e vështirë të realizohet në klimën e tanishme politike".Vëshguesit thonë se Ankaraja po zhgënjehet gjithnë e më tepër për përparimin e ngadaltë drejt anëtarësimit në BE, si dhe me kritikat e kohëve të fundit të Brukselit për shtypjen e protestave antiqeveritare në verë të këtij viti.Në fillim të këtij muaji, tensionet BE-Turqi, çuan në një shkëmbim të ashpër mes ministrave të qeverisë turke dhe delegacionit të BE-së që ishte në Turqi për vizitë. Howitt që ishte një nga anëtarët e delegacionit, tha se marrëdhëniet duhet të përmirësohen me qëllim që të bëhet përparim drejt pranimit të Turqisë në BE."Ky nuk është momenti më i mirë në histori për marrëdhëniet ndërparlamentare mes Truqisë dhe Bashkimit Evropian. Ato duhet të përmirësohen. Një nga thirrjet e mia ishte kthimi në gjuhën diplomatike. Kjo nuk është parë gjithmonë nga pala turke. Retorika ka qënë tepër e acaruar hera herës”.Vëzhguesit theksojnë se meqë qeveria e Turqisë gjendet përballë zgjedhjeve të rëndësishme vitin e ardhshëm, forcimi i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe shpresa për udhëtimet pa viza do të ndihmojnë për një fitore të mundëshme në zgjedhje.