Rusi, takohen Putin dhe Yanukovich
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2013, 18:22
Dimitri Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Putini dhe presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, kanë zhvilluar sot një takim të shkurtër në Soçi.Sipas zëdhënësit Peskov, të dy presidentët kanë diskutuar për tregtinë dhe ekonominë.Yanukovich ka arritur në Soçi pas një vizite zyrtare në Kinë.Njëherësh, në Ukrainë kanë vazhduar edhe sot demonstratat kundër vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian, derisa në anën tjetër synohen lidhje më të fuqishme tregtare me Rusinë.