BE pritet “të rinegociojnë marrëveshjen” me Gazprom-in
Komisioni Evropian u rekomandon të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me Rusinë për projektin e Rrjedhës së Jugut, të rinegociojnë kushtet e marrëveshjeve të tyre.Malene Holzner, zëdhënëse e Komisionarit për Energji të BE-së, Gunther Oettinger, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara me Gazprom-in rus, kundërshtojnë legjislacionin evropian.Më saktësisht, tubacioni Rrjedha e Jugut është duke u ndërtuar nga furnizuesi i gazit, i cili ndalon ligjet e BE-së.Sipas BE-së, probleme ka edhe me formulimin e tarifave të tranzitit.Holzner ka thënë se BE nuk kundërshton ndërtimin e tubacionit dhe se puna në Rrjedhën e Jugut mund të vazhdojë.Anëtarët e BE-së që kanë nënshkruar marrëveshje me Gazprom-in, janë: Bullgraia, Kroacia, Hungaria, Greqia, Sllovenia dhe Austria.Serbia, e cila nuk është anëtare e BE-së, është po ashtu në projekt.