Gjermani, rritja ekonomike tejkalon parashikimet
Banka Qëndrore e Gjermanisë rriti pritshmërinë për rritjen ekonomike për vitin aktual dhe atë pasardhës.Sipas “Bundesbank”, rritja do të jetë 0,2% më e lartë se parashikimet për secilin vit, duke arritur përkatësisht në 0,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2013-n dhe 1,7% në 2014-n.Raporti u publikua ditën e premte.”Ekonomia gjermane është në formë të mirë. Norma e papunësisë është e ulët dhe po reduktohet edhe më shumë. Rritja normale e pagës është duke iu rikthyer normalitetit”, deklaroi guvernatori i bankës, Jens Ëeidmann.”Bundesbank” bën dy parashikime në vit për rritjen ekonomike dhe raporti i fundit ishte publikuar në Qershor.Sektorët që kanë nxitur më shumë rritjen janë konsumi privat dhe pronat e patundshme.Ndonëse Banka Qëndrore nuk bëri një parashikim për 2015-n, besohet se Gjermania do të regjistroi një rritje edhe më të mirë, prej mbi 2% gjatë atij viti.Më parë gjatë javës, Banka Qëndrore Europiane reduktoi normën bazë të interesit në 0,25%, në një përpjekje për të rritur rritjen ekonomike nëpërmjet nxitjes së kreditimit dhe likuiditetit në treg.