Shtyhet sërish gjykimi i Tymoshenkos

Një gjykatë në Kharkiv, në lindje të Ukrainës, ka shtyrë gjykimin ndaj ish-kryeministres Yylia Tymoshenko, deri më 27 shtator, për arsye se Tymoshenko refuzoi që të merrte pjesë në këtë seancë.Në ndërkohë, një i dyshuar ka sulmuar avokatin e saj, Serhiy Vlasenko, brenda ndërtesës së gjykatës të premten, duke i hedh në fytyrë një përzierje të lëngët, që njihet si “Zelyonka” në Ukrainë.Vlasenko nuk është lënduar nga ky sulm, por ka kërkuar hetime për këtë incident.Tymoshenko, që është rivale e presidentit Viktor Yanukovich, në këtë proces dyshohet për evazion fiskal, ndërsa është duke e vuajtur dënimin prej shtatë vjet burg, për keqpërdorim të pushtetit.Rasti i dytë kundër saj për evazion fiskal, e ndargon Tymoshenkon me keqpërdorimin e miliona dollarëve të taksapaguesve, në kohën kur ajo drejtonte një kompani private energjetike në vitet 90.Ky gjykim është shtyrë më se 10 herë që nga muaji prill i vitit 2012, për shkak të refuzimit të Tymoshenkos që të marrë pjesë në seanca.