Al-Kaeda merr përsipër sulmin në Jemen
Një degë e Al-Kaedas në Jemen ka marr përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse të së enjtes mbi një kompleks të ministrisë së mbrojtjes në kryeqytetin Sanaa.Krahu i Al-Kaidas në gadishullin arabik, al-Mallahem, ka shkruar në Twitter se ajo ka sulmuar ndërtesën e ministrisë së mbrojtjes për shkak se “aty gjenden dhomat e kontrollit të avionëve pa pilot dhe ekspertëve amerikanë”.Ky pranim i përgjegjësisë është postuar edhe në portale të përkrahësve militant të luftës së Al-Kaidas, që përcjellin çdo lëvizje të këtij grupi terrorrist.Sulmet e bashkërenduara të së enjtes, lanë të vrarë 52 persona, përfshirë edhe personelin e huaj mjekësor që punonte aty.Të paktën 167 persona të tjerë, janë plagosur, kur një sulmues hodhi veten në erë para dyerve të kompleksit, duke i hapur rrugën militantëve të armatosur për të sulmuar.