Evropa veriore rimerr veten pas stuhisë
Disa shtete të Evropës veriore kanë rikthyer në funksion transportin publik dhe shërbimet energjetike të premten, pas stuhisë së fuqishme që la të vdekur të paktën tre persona.Trenat në Danimarkë, që kishin ndërprerë qarkullimin të enjten, u rikthyen në punë me një orar të shkurtuar.Aeroporti në Kopenhagen është rihapur, kurse një numër shumë i vogël i fluturimeve është realizuar.Danimarka ende po mundohet të rikthej energjinë elektrike për 30 mijë dyqane, të cilat u preken nga stuhia, e quajtur Bodil në Danimarkë kurse Xaver në Gjermani.Dy trena kanë dal nga binarët në ishullin danez Funen, ku u plagos edhe një person.Ndërkohë, tre persona janë plagosur në një incident tjetër, kur erërat e fuqishme nxorën nga rruga një autobus.Në Gjermani, e cila është prekur në masë më të vogël, kompanitë e fluturimit janë detyruar të anulojnë 70 fluturime të premten, kryesisht ato lokale, por edhe fluturime në pjesë veriore të shtetit.Era ka rrëzuar shumë pemë në autostradë në shtetin verior Schleswig-Holstein, ndërsa uji vërshoi në një pjesë të qytetit portual Hamburg. Policia njoftoi të premten, se më e keqja ka kaluar.Tre njerëz kanë vdekur nga stuhia të enjten, në Skotland, Angli dhe Danimarkë. Britania ishte vendi i parë që u godit nga stuhia, e cila vinte nga oqeani Atlantik.