Franca përgatit ndërhyjen në Afrikën Qëndrore
Presidenti i Francës François Hollande deklaroi mbrëmjen e së enjtes se ka vendosur që të ndërhyjë “menjëherë” në Republikën Qendrore Afrikane, pasi Kombet e Bashkuara autorizuan një ndërhyrje të tillë për forcat afrikane dhe ato franceze.Franca do të dyfishojë praninë e saj në terren, nga 600 që ka tani në 1200 “brenda pak ditësh, në mos brenda pak orësh”, porositi Hollande gjatë një paraqitjeje në Pallatin Elysee.“Ky intervenim do të jetë i shpejt. Ajo nuk nënkupton se do të zgjas gjatë, dhe jam i sigurt se do të jetë e suksesshme”, tha ai duke u zotuar se do ta mbajë opinionin francez të informuar për rrjedhen e gjendjes në këtë shtet.Hollande ka nënvizuar se Franca do të veprojë “bashkë me afrikanët, dhe me mbështetjen e partnerëve evropian”, dhe ka ofruar garanci se shteti francez “nuk ka asnjë synim tjetër, përveç shpëtimin e jetëve”.Javën e shkuar Parisi zyrtar largoi nga Kosova gjithë kontingjentin e vet ushtarak nga misioni paqeruajtës i NATO-së, për shkak të siç ishte arsyetuar “angazhimeve në vendet e treta”.Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara autorizoi sot trupat franceze dhe afrikane në Republikën Qendrore Afrikane që të përdorin forcën për të mbrojtur civilët.Në mbledhjen e sotme, trupi vendimmarrës i OKB-së, ka vendosur edhe embargo për importin e armëve në këtë shtet, dhe ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të përgatiten për një mision të mundshëm paqeruajtës.Pesëmbëdhjetë vendet anëtare të këtij trupi kanë votuar unanimisht, dhe i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon që të nis hetimet për dhunimin e të drejtave të njeriut në këtë shtet të largët, të pasur me minerale, i cili është zhytur në kaos pasi kryengritësit Seleka përmbysën presidentin François Bozize nga pushteti në mars të këtij viti.Forcat rivale paraushtarake janë përleshur në kryeqytetin e Republikës Qendrore Afrikane, Bangui të enjten.Agjencia e lajmeve Reuters citon dëshmitarë nga vendi i ngjarjes të kenë parë të paktën 23 trupa të pajetë dhe mbi 60 të lënduar nga të shtënat .Rezoluta e miratuar shpreh “brengosje të veçantë për ritmin dinamik të dhunës e hakmarrjeve, dhe rrezikut që konflikti do të përshkallëzohet në nivel vendi, për shkak të ndarjeve fetare dhe etnike, që paraqet një potencial për krijimin e një situate të pakontrollueshme”.