Londër, ushtari britanik dënohet për vrasje në Afganistan
Ushtari britanik, Alexander Balckman, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa prapa kangjellave duhet të qëndroj së paku 10 vjet, për vrasjen e një militanti taliban.Ky vendim është marrë sot nga një gjykatë ushtarake në Bulford, në pjesën jugperëndimore të Anglisë.Muajin e kaluar, gjykata e kishte shpallur fajtor ushtarin Blackman për vrasje, në kohen kur ishte në shërbim në provincën Helmand në Afganistan, në shtator të vitit 2011.Ndërkohë dy ushtarë të tjerë janë liruar nga akuza për vrasje.Të tre këta ushtarë ishin të akuzuar pasi autoritetet ushtarake kishin gjetur fotografitë e incidentit në kamerat e vendosura në helmetë.Blackman, 30 vjeçar, ishte xhiruar duke qëlluar mbi një afgan të plagosur në qafë nga afër, ndërsa ishte duke cituar Shekspirin.