Bota nderon Nelson Mandelën

Liderë politikë, njerëz të famshëm e të zakonshëm në mbarë globin po nderojnë kujtimin për trashëgimin e Nelson Mandelës, luftëtarin anti-aparteid dhe ikonën prodemokratike që ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare.Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma tha se Mandela ka vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga familja e tij të enjten mbrëma në shtëpinë e tij në Johannesburg.Liderë evropian, Rusia, presidenti kinez Xi Jinping, Dalai Lama, dhe një varg figurash të tjera botërore, kanë dërguar telegrame ngushëllimi, duke e cilësuar Mandelën si një prej figurave më monumentale të shekullit të njëzet.Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, ka urdhëruar që flamujt amerikan të ulen në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë, si shenjë nderimi për Mandelën.Ish-Presidentët Jimmy Carter, Bill Clinton dhe George Bush e vlerësuan Mandelën si një pishtar të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe barazisë.Presidenti George H.W. Bush e cilësoi si një njeri me kurajo të jashtëzakonshme morale, i cili ndryshoi kursin e historisë në vendin e tij.Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon tha se ndjeu trishtim të thellë nga lajmi dhe u bëri thirrje të gjithëve të frymëzohen nga Mandela dhe të përpiqen për një botë më të mirë dhe më të drejtë.Kryeministri britanik David Cameron e përshkroi Nelson Mandelën si një hero të vërtetë global, duke thënë se një dritë e fuqishme është shuar në botë.Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një njeri me vizion që shmangu dhunën dhe ishte një ndër figurat më të nderuara të kohës sonë.