Jemen,të paktën 20 të vrarë nga sulmet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2013, 13:34
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur nga sulmet që kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes, në Sana të Jemenit.Një makinë me eksploziv ka shpërthyer fillimisht, për t’iu hapur rrugën personave të armatosur që të sulmojnë kompleksin.Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se trupat kanë rimarrë kontrollin e ndërtesës pas përleshjeve me personat e armatosur.Në të njëjtën thuhet se shumica e sulmuesve janë vrarë, por nuk saktësohet numri i tyre.