Shtëpia e Bardhë kundër sanksioneve të reja për Iranin

Shtëpia e Bardhë sërish ka paralajmëruar ligjvënësit amerikan për sanksione të reja kundër Iranit, duke thënë se ato mund të minojnë marrëveshjen e përkohshme ndërmjet të Teheranit dhe fuqive botërore.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardh, Jay Carney tha se miratimi i sanksioneve të reja, edhe pse ato nuk do të hyjnë në fuqi për disa muaj, megjithatë ato mund ta bëjnë Iranin që të mendoj se Washingtoni ka negociuar me të me “qëllim të keq”.“Nëse miratojmë sanksione të reja, iranianët dhe sipas të gjitha gjasave edhe partnerët tanë ndërkombëtar do të na shohin si një palë e cila ka negociuar me synim të keq, dhe kjo do të kishte ndikim në arkitekturën e boshtit të sanksioneve tona”, tha Carney.Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë rënë dakort muajin e shkuar, që programi bërthamor iranian do të minimizohet.Si shpërblim, Iranit do t’i hiqen disa sanksione.